Agjenti i Emerson viziton skuadrën e Inter

Futboll

Agjenti i Emerson viziton skuadrën e Inter

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:41
Emerson

Emerson mund të jetë lëvizja e radhës nga Inter.

Inter po del të jetë një nga skuadrat më aktive të verës, duke arritur marrëveshje me disa lojtarë dhe duke u interesuar për disa të tjerë.

Pasi kanë konfirmuar transferimin e Achraf Hakimi, Inter flitet se janë afër edhe për një tjetër lojtar defensiv që mbulon krahët.

Sipas medieve italiane, Emerson Palmieri është lojtari që mund të kalojë tek Inter. Agjenti i tij thuhet të ketë takuar përfaqësues të Inter.

Bisedimet po zhvillohen për një transferim të mundshëm që do t’i kushtonte Interit plot 30 milionë euro.

Kujtojmë se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra e Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat