Shevchenko i reagon Chiellinit: Në kohën time do të luaje në Serie B

Futboll

Shevchenko i reagon Chiellinit: Në kohën time do të luaje në Serie B

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:45
Andriy Shevchenko dhe Chiellini

Andriy Shevchenko ka reaguar ndaj sulmeve të Giorgio Chiellinit në lidhje me Topin e Artë.

Chiellini tha se Totti meritonte shumë më shumë një çmim të tillë para Shevchenkos. Kurse reagimi i Shevchenkos ka qenë vërtetë i ashpër ku madje tha se Chiellini në kohën e tij do të luante në Serie B.

“Po e kam lexuar se çfarë ka shkruar Chiellini për mua në librin e tij. Topi i Artë i fituar në 2004 ka qenë më i merituar se ai i Nedved në vitin 2003. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Moggi në ato vite. Më vjen të qesh kur gazetarët më pyesin përse Italia nuk u kualifikua në Botëror dhe përgjigjia është e thjeshtë: Në të kaluarën kanë luajtur lojtarë si Maldini, ndërsa tani luajnë lojtarë mesatarë si Chiellini. Në kohën tonë ai do të luante në Serie B. Në fund të fundit, a ja vlen të flasim për një njeri që në librin e tij flet më shumë për të tjerët? Nëse nuk do t’i kishte përulur kolegët e tij askush nuk do ta blente librin” deklaroi Andriy Shevchenko.

Chiellini ka shkaktuar polemika të mëdha ku ka ka goditur shumë futbollistë të tjerë brenda kopertinave të librit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat