Trezeguet zgjedh lojtarin e së ardhmes: Është një përzierje mes CR7 dhe Messi-t

Futboll

Trezeguet zgjedh lojtarin e së ardhmes: Është një përzierje mes CR7 dhe Messi-t

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:11
David Trezeguet

Ish-ylli i futbollit francez dhe Juventus-it, David Trezeguet, ka përshkruar prototipin e futbollistit të së ardhmes në një intervistë të dhënë për Clarin….

“Kylian Mbappe është e ardhmja e futbollit. Fizikisht është prototipi i asaj që është futbollist europian”, ka thënë ish-sulmuesi.

“I gjatë, teknik, shumë i shpejtë, luan me të dyja këmbët, është një përzierje mes Cristiano-s dhe Leo-s, por me një teknikë superiore se Cristiano dhe nuk duhet harruar se është 20 vjeç”.

“Çdo brez ka një model për të ndjekur dhe pikërisht siç kanë qenë Leo dhe Cristiano për atë paraardhësin, tani Mbappe do të jetë prototipi që do të ndiqet nga brezi i ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat