Manchester Utd mund t’i shesë disa lojtarë këtë verë

Futboll

Manchester Utd mund t’i shesë disa lojtarë këtë verë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:20
Manchester Utd mund t’i shesë disa lojtarë këtë verë

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të bëjnë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm. Krahas largimeve, priten edhe prurje të reja në “Old Trafford”

Manchester United po planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” pritet t’i shesin dhe lirojnë disa futbollistë dhe të sjellin të tjerë në “Old Trafford”.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”.

Alexis Sanchez, Chris Smalling, Marcos Rojo, Phil Jones, Diogo Dalot e Jesse Lingard do të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” këtë verë.

United janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për këta futbollistë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat