Neymar në bisedime për vazhdim të kontratës në PSG - Bota Sot
Neymar në bisedime për vazhdim të kontratës në PSG

Futboll

Neymar në bisedime për vazhdim të kontratës në PSG

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 08:59
Neymar

Sulmuesi Neymar mund të qëndrojë në Francë më gjatë se sa që pritej.

Kjo për arsye se skuadra Paris Saint-Germain është duke zhvilluar bisedime “pozitive” me futbollistin 28 vjeçar rreth mundësisë për vazhdim të marrëveshjes aktuale, shkruan Goal.

Kontrata e futbollistit në fjalë me PSG-në do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022.

Mirëpo është raportuar se Barcelona dëshiron që ta përvetësojë atë gjatë kësaj vere.

Tani mbetet të shihet nëse klubi francez do të mund ta bindë yllin brazilian që të mos largohet nga Parisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat