Luftë e madhe për Rashicën

Futboll

Luftë e madhe për Rashicën

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:44
Luftë e madhe për Rashicën

Borussia Dortmundi është duke planifikuar shitjen e Jadon Sancho, i cili mund të përfundojë në Premierligë.

Mediumi britanik “Daily Telegraph” shkruan se Dortmundi e sheh Milot Rashicën zëvendësues ideal për Sanchon.

Werder Bremeni është i interesuar ta shesë vushtrriasin, për të cilin i kërkon rreth 25 milionë euro.

Ndërkohë, flitet se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun. Gjithashtu, në Gjermani ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses e pëlqen edhe Hertha Berlini.

Në Itali, Rashicën e duan Milani, Napoli dhe Lazio, kurse në Gjermani futbollistin e krahut e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë tetë asistime këtë sezon me ekipin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat