Florian Loshaj me Cracovian fiton Kupën e Polonisë

Futboll

Florian Loshaj me Cracovian fiton Kupën e Polonisë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 23:21
Florian Loshaj dhe skuadra e tij kishin arsye për festë, pasi fituan Kupën e Polonisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshaj, me suadrën e tij Cracovia, ka arritur të shënojë fitore përballë Lechia Gdansk me rezultat 3-2, pas një drame që zgjati 120 minuta.

Ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 2-2, ndërsa Loshaj e kishte nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Pesë minutat e fundit të kohës së rregullt ishin dramë e vërtet, pasi Lechia Gdansk shënoi për 2-1, duke bërë që të gjithë të mendojnë se trofeu do të shkojë te ata.

Por David Jablonsky u shfaq në skenë në minutën e 88’, për të barazuar rezultatin në 2-2  dhe loja shkoi në vazhdime.

Loshaj luajti edhe në vazhdime deri në minutën e 113, kur u zëvendësua, ndërsa vetëm pas katër minutash Cracovia shënoi golin e fitores me anë të Mateus Wdowiak.

Në fund Loshaj dhe skuadra e tij kishin arsye për festë, pasi fituan Kupën e Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat