Super Berisha, i dyti në listën e shënuesve në Australi

Futboll

Super Berisha, i dyti në listën e shënuesve në Australi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:10
Berisha në formë

Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha, është në formë të mirë. Ai ka treguar lojë të mirë në fanellën e skuadrës së Western United e cila si vendas triumfoi me rezultat 5:3 ndaj WS Wanderers, në ndeshjen e javës së 25-të të Kampionatit të Australisë. 

Berisha shënon nga afërsia në minutën e 19-të për rezultatin 2:0.

Për Western shënuan Risdon (6'), Berisha (19'), Diamanti (52' e 87'), Burgess (84') dhe për WS Wanderers realizuan Duke (69' 82') dhe Mourdoukoutas (76').

Western është në vend të shtatë me 33 pikë dhe Wanderers në vend të nëntë me 30 sosh.  
Berisha është i dyti në listën e shënuesve me 16 gola, ka tre me pak se Maclaren (Melbourne City) e Le Fondre (Sydney FC).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat