Barcelona e do Garcian - Bota Sot
Barcelona e do Garcian

Futboll

Barcelona e do Garcian

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:49
Garcia

Barcelona është duke tentuar ta kthejë në shtëpi Eric Garcian.

Edhe pse Barcelona dëshiron ta transferojë Eric Garcian nga Manchester City, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkon ekipi i Premierligës për qendërmbrojtësin.

Mundo Deportivo raporton se City dëshiron 23 milionë euro për futbollistin, plus 12 milionë euro bonus – por Barça është e gatshme të paguajë vetëm 10 milionë euro plus 12 bonus.

19-vjeçari është rritur në Barcelonë dhe zyrtarisht ia ka bërë me dije Man City se s’do të rinovojë kontratën, diçka që e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola.

Kontrata me klubin anglez Garcias i skadon në vitin 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat