Buruk: Muriqi është shumë i mirë, luftarak - Bota Sot
Buruk: Muriqi është shumë i mirë, luftarak

Futboll

Buruk: Muriqi është shumë i mirë, luftarak

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:36
Buruk: Muriqi është shumë i mirë, luftarak

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke u kërkuar me ngulm nga Lazio, madje raportohet se tashmë klubet kanë arritur marrëveshje për shërbimet e 25-vjeçarit për shifrën e 20 milionëve.

Lidhur me spekulimet e fundit ka folur edhe ish-trajneri i Muriqit, Okan Buruk.

“Muriqi është shumë i mirë, luftarak dhe i mirë në ajër. Disa vite më parë nuk prisja shumë nga ai, por në këtë çast me punën dhe përkushtimin e ka merituar të jetë në një klub të mirë në Itali”, u shpreh ai.

Sezonin 2019/20 ai ka bërë 36 paraqitje, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat