Blerim Vula - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Blerim Vula - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2020 Në ora: 13:40
Blerim Vula - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Të jesh veprimtar politik, veprimtar i arsimit apo sportiv në vitet e 90-ta, ka qenë sikur të jesh në vijën e parë të frontit kundër pushtuesit serb.  

Një personalitet që nuk harrohet, një ushtar i sportit, një gazetar i shquar sportiv është edhe Blerim Vula.

Vula i takon Gjeneratës së Republikës. Një veprimtar i shquar sportiv dhe gazetar sportiv që gjithnjë ka qenë në shërbim të sportistëve, duke informuar opinionin në ato kushte e rrethana të tmerrshme (1991-1999),  po ashtu ka qenë edhe në presion dhe i kërcënuar nga UDB-ja serbe. 

Shkrimet e Vulës në atëkohë, ishin sikur plumb në ballë për regjimin kriminal serb, sepse përveç që  shkruante për sportin e Kosovës edhe për Kampionatin e Shqipërisë në futboll, duke i paraqitur në gazetën e asaj kohe "Bujku".

Vula kreu misionin e tij në shërbim të shtetit, duke sakrifikuar gjithçka, në veçanti ka qenë në vijë të parë të frontit sportiv.
Në vitet e pasluftës, në periudhën 2004-2006 ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, në kohën kur ishte kryetar Sabri Hashani. 

Vula sot është i lumtur që Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe sporti frymon lirshëm e zhvillohet në stadiume dhe palestrat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat