PSG shkatërron Leipzigun, kualifikohet në finalen e madhe të Championsit 

Futboll

PSG shkatërron Leipzigun, kualifikohet në finalen e madhe të Championsit 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2020 Në ora: 21:32
Leipzig – PSG, foto Kicker.

(E plotësuar) –  Kampioni i Francës, PSG, është në finalen e madhe të Champions League, e cila do presë fituesin e takimit tjetër gjysmëfinal në mes Bayernit nga Munihut dhe Lyonit, që luhet nesër në orën 21.00. PSG ka bërë lojë të madhe dhe e shkatërron me rezultat 3:0 skuadrën gjermane Leipzigu-n.

Në minutën e 6-të, Neymar ka humb rastin më të mirë, kur doli vetëm me portier në vend që të shënon ai qëlloi paksa shtyllën e majtë dhe topi shkoi jashtë portës.

Image

Në minutën e 13-të, Marquinhos kalon në epërsi ekipin parisien.

Neymar harkon nga gjuajtja  e lirë, ndërsa Marquinhos nga afërsia me kokë shënon për 0:1.

Image

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Angel Di Maria shënon nga afërsia, duke e shtuar epërsinë në 0:2. Ai shfrytëzoi një gabim të portierit dhe reagimin e dobët të mbrojtjes së Leipzigut. Në minutën e 43-të Neymar godet shtyllën nga një goditje dënimi rreth 30 metra.  

Image

Në pjesën e dytë, qetësia te kampioni i Francës. Në minutën e 56-të,  Di Maria harkoi për bukuri, ndërsa Juan Bernat shënon me kokë për rezultatin 0:3, ndërsa lojtarët e skuadrës gjermane kërkojnë faull.  

Në minutën e 72-të, Mbappe pati një mundësi të mirë por portieri Gulacsi reagon shkëlqyeshëm.

Image

PSG ka shënuar fitore të thellë dhe me plotë meritë kualifikohet në finale, ndërsa Leipzig me gjithë humbjen dhe që u eliminuan, janë befasia më e këndshme, për faktin se kanë arritur në mesin e katër skuadrave më të mira në Champions.  PSG prek për herë të parë finalen e Championsit. 

Leipzig – PSG 0:3
Stadiumi "Estádio da Luz" në Lisbonë.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Marquinhos (13’), Di Maria (42’), Bernat (56').
Kartonat e verdhë: Laimerm, Halstenberg, Poulsen – Kimpembe.
Leipzig: Gulacsi, Klostermann (Orban 83’), Upamecano, Mukiele, Laimer (Halstenberg 62’), Kampl (Adams 64’), Sabitzer, Angelino, Olmo (Schick 46’), Nkunku (Forsberg 46’) dhe Poulsen.
PSG: Rico, Kehrer, Kimpembe, Silva, Bernat, Herrera (Veratti 83’), Marquinhos, Paredes (Draxler 83’), Di Maria (Sarabia 87’), Mbappe (Choupo-Moting 86') dhe Neymar.

Image

82'  Edhe pak minuta deri në fund.

76' PSG drejt finale, është skuadër më e mirë.

73' Duket se gjithçka është e qarlë, vetëm ndonjë çudi! PSG në epërsi me rezultat 3:0. 

72' Mbappe godet bukur por portieri Peter Gulacsi bën një pritje të shkëlqyeshme.

Leipzig – PSG 0:3
Stadiumi "Estádio da Luz" në Lisbonë.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Marquinhos (13’), Di Maria (42’).
Kartonat e verdhë: Laimer – Kimpembe, Bernat (56’)
Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Mukiele, Laimer (Halstenberg 62’), Kampl (Adams 64’), Sabitzer, Angelino, Olmo (Schick 46’), Nkunku (Forsberg 46’) dhe Poulsen.
PSG: Rico, Kehrer, Kimpembe, Silva, Bernat, Herrera, Marquinhos, Paredes, Di Maria, Mbappe dhe Neymar.

69' PSG me një këmbë është në finalen e madhe, pak shpresa për skuadrën gjermane. 

56' Di Maria harkoi për bukur, ndërsa Juan Bernat shënon me kokë për 0:3, ndërsa lojtarët e skuadrës gjermane kërkojnë faull. 

52' PSG nuk e ka presionin, Leipzig kërkon të përmbysë rezultatin e kampionit francez.

47' PSG ka qenë shumë më i mirë dhe ka mundur të shënojë edhe më shumë gola.

Leipzig – PSG 0:3
Stadiumi "Estádio da Luz" në Lisbonë.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Marquinhos (13’), Di Maria (42’), Bernat (56').
Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Mukiele, Laimer, Kampl, Sabitzer, Angelino, Olmo (Schick 46’), Nkunku (Forsberg 46’) dhe Poulsen.
PSG: Rico, Kehrer, Kimpembe, Silva, Bernat, Herrera, Marquinhos, Paredes, Di Maria, Mbappe dhe Neymar.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

44' Neymar pati mundësi ta trefishojë epërsinë por pa sukses. Neymar godet shtyllën nga një goditje dënimi rreth 30 metra larg portës.

Leipzig – PSG 0:2
Stadiumi "Estádio da Luz" në Lisbonë.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Marquinhos (13’), Di Maria (42’).
Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Mukiele, Laimer, Kampl, Sabitzer, Angelino, Olmo, Nkunku dhe Poulsen.
PSG: Rico, Kehrer, Kimpembe, Silva, Bernat, Herrera, Marquinhos, Paredes, Di Maria, Mbappe dhe Neymar.

43' Angel Di Maria shënon nga afërsia, duke e shtuar epërsinë në 0:2. Ai së pari shfrytëzoi një gabim të portierit në pasim, pastaj edhe reagimin e dobët të mbrojtjes së Leipzigut.  

Image

36' Neymar provon nga distanca por pa sukses.

35' PSG po tregohet më e mirë dhe padyshim se është edhe favoritë.

26' Leipzig po provon me të gjitha forcat që ta barazon rezultatin.

23'' PSG ka një ekip shunë të fortë por nuk e ka qetësinë ndaj skuadrës gjermane, për faktin se janë shumë të shpejt.

17' Skuadra gjermane po has në vështirësi në përballje me PSG-ën.

13' Marquinhos kalon në epërsi ekipin parisien. Neymar harkon nga gjuajtja  e lirë, ndërsa Marquinhos nga afërsia me kokë shënon për 0:1. 

8' Nuk ka gola.

6' Neymar ka humb rastin më të mirë, kur doli vetëm me portier në vend që të shënon ai qëlloi shtyllën e majtë dhe topi shkoi jashtë portës.

5' Leipzig synon mrekullinë, finalen e madhe.

1' Ndeshje që luftohet për finale.

 Filloi ndeshja.

Ballafaqimi mes skuadrës gjermane Leipzig dhe kampionit të Francës, PSG-së, zhvillohet në stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.

Leipzig dhe PSG luftojnë për një vend në finale e madhe të Champions League.

Leipzig – PSG

Stadiumi "Estádio da Luz" në Lisbonë.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Mukiele, Laimer, Kampl, Sabitzer, Angelino, Olmo, Nkunku dhe Poulsen.

PSG: Rico, Kehrer, Kimpembe, Silva, Bernat, Herrera, Marquinhos, Paredes, Di Maria, Mbappe dhe Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat