Suarez “kërcënon” Higuainin

Futboll

Suarez “kërcënon” Higuainin

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:59
Suarez “kërcënon” Higuainin

Klubi amerikan Inter Majemi, që financohet nga ish-ylli i futbollit Dejvid Bekam mirëpret sulmuesin e Juventusit Gonzalo Higuain.

“El Pipita” ndodhet në prag largimi nga Torinoja teksa trajneri i ri i kampionëve të Italisë Andrea Pirlo është shprehur se nuk e dëshiron më argjentinasin në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Nga ana tjetër, Juventusi po bën të pamundurën për të sjellë Luis Suarezin, i cili thuhet se ka pranuar të ulë pagën vetëm për të luajtur me kampionët italianë. Megjithatë, duhet që të zgjidhet kontrata e ish-sulmuesit të Realit dhe Napolit që uruguajani të vishet bardhezi.

Higuain përfiton 7.5 milionë euro në sezon te Juventusi dhe është nën kontratë deri në vitin 2022. Nëse ai pranon ofertën e Inter Majemit, atëherë ai do të luajë për ta për dy sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat