Kane me shumë lëvdata për Greenwood

Futboll

Kane me shumë lëvdata për Greenwood

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 20:04
Greenwood

Harry Kane ka dhënë disa komente për Mason Greenwood.

18 vjeçari i Manchester United ka shkëlqyer së fundmi duke tërhequr edhe vëmendjen e yllit të Tottenham, Harry Kane.

Kane ka thënë se Greenwood është një nga lojtarët më të kompletuar dhe një golashënues i mirë.

“Mason ka qenë i shkëlqyer. Mund të thuash se ai është me vetbesim të lartë, nuk ka frikë të gjuajë”, ka thënë Kane.

“Mendoj se kjo tregon vërtetë një golashënues të kompletuar që mund të shënojë në çdo situatë”, ishin fjalët e yllit të Spurs.

Greenwood mund të debutojë me Anglinë gjatë së shtunës, kur ‘Tre Luanët’ përballen me Islandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat