Kampioni aktual gati për edicionin e ri dhe synimin e vjetër, titullin

Futboll

Kampioni aktual gati për edicionin e ri dhe synimin e vjetër, titullin

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Kampioni aktual i Italisë, Juventusi, edhe këtë vit pritet të jetë kandidati kryesor për titull.

“Zonja e Vjetër” pësoi ndryshime të shumta gjatë verës, ndërsa synon që ta thotë sërish fjalën kryesore në Apenine.

Para pak çastesh, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” konfirmoi stërvitjet e fundit në “Allianz Stadium”, para takimit të nesërm përballë Sampdorias.

Skuadra “bardhë e zi” nga qyteti industrial italian, Torino, nëntë vitet e fundit e ka fituar çmimin kryesor gadishull, ndërsa synon që ta kompletojë dekadën e plotë, që do të ishte një e arritur e jashtëzakonshme.

Dueli Juventus – Sampdoria luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat