Nuk ndodh mrekullia në Shkup – Shkëndija eliminohet nga Tottenhami

Futboll

Nuk ndodh mrekullia në Shkup – Shkëndija eliminohet nga Tottenhami

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:50
Foto Ilustrim

Nuk ka mrekulli ashtu siç shpresonin të gjithë shqiptarët dhe Shkëndija nuk ia ka dalë të eliminoj gjigantin anglez Tottenham Hotspur.

Londinezët kanë triumfuar në përballje me tetovarët me rezultat 1-3, në një ndeshje mjaftë të mirë nga skuadra shqiptare.

Gjiganti anglez e nisi për mrekulli ndeshjen, ku vetëm pas pesë minutash lojë kaluan në epërsi.

Ishte koreani Son që asistoi bukur te Lamela i cili pa ndonjë problem realizoi për 0-1.

Shkëndija provoi me disa gjysmëraste në pjesën e parë, por nuk e arritën golin e barazimit.

Kësisoj skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën e Ernest Gjokës, që barazoi gjithçka në minutën e 55-të.

Sulmuesi shqiptar, Valmir Nafiu realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Por gëzimi i kuqezinjve zgjati vetëm 15 minuta, pasi Spurs shënuan përsëri.

Ishte koreani Heung-Min Son që shënoi në minutën e 70-të pas një topi të kthyer për 1-2.

Spurs nuk u ndalen, dhe në minutën e 80-të realizuan edhe golin e tretë dhe të sigurisë.

Son asistoi për mrekulli, teksa kapiteni Harry Kane realizoi me kokë për 1-3.

Deri në fund, përkundër insistimit të skuadrës vendase për të bërë diçka më shumë, një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj skuadra e Jose Mourinhos në play-off të Ligës së Evropës do të përballet me gjigantin izraelit Macabi Haifa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat