Arsenal mëson çmimin e Houssem Aouar

Futboll

Arsenal mëson çmimin e Houssem Aouar

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:34
Arsenal mëson çmimin e Houssem Aouar

Arsenal duhet të ndajë një buxhet jo të vogël nëse dëshiron transferimin e Houssem Aouar nga Lyon.

RMC Sport bën të ditur se Lyon po kërkon 50 milionë euro për mesfushorin Houssem Aouar.

Arsenal është skuadra e interesuar për 22 vjeçarin, por çmimi i vendosur nga Lyon, e bën edhe më të vështirë përpjekjen e tyre.

Aouar është pjesë e skuadrës së parë të Lyon që nga viti 2017, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 16 gola.

Kujtojmë se afati kalimtar i transferimeve është i hapur deri më 5 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat