Skuadra e Tiranës sapo ka zbarkuar në aeroportin e Bazelit në Zvicër.
Skuadra duket më e mobilizuar se kurrë derisa në bordin e avionit “Air Albania” ka qenë dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Duka është ftuar nga presidenti i Tiranës Refik Halili për të ndjekur së bashku supersfidën e nesërme me Young Boysin për fazën “play-off” të Ligës së Evropës.
Ekipi kampion i Shqipërisë duhet të përshkojë 100 km deri në Bernë, aty ku do të luajë sfidën me rivalët helvet.