Kastrati përgjigjet rreth spekulimeve se mund të largohet nga Kombëtarja

Futboll

Kastrati përgjigjet rreth spekulimeve se mund të largohet nga Kombëtarja

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 23:06
Lirim Kastrati

Lirim Kastrati është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Kosovës.

Ai ka thënë se ka pritur të startojë në këtë ndeshje, por se trajneri vendos për formacionin.

“Normal si çdo lojtar kam dëshirë të luaj gjithmonë, por kjo është detyra e trajnerit dhe vendimi i tij se kush mbetet në formacion. Jemi të zhgënjyer si ne si ata që startuan. Të gjithë mbajmë fajin. Kur fitojmë jemi bashkë, kur humbim bashkë. Duhet harruar humbja dhe të ecim përpara”.

“Nuk do të largohem nga grumbullimi. Jam këtu për kombëtaren dhe kemi ndeshjen e radhës, pastaj largohemi së bashku”.

“Normal, performanca nuk ishte e mirë. Kemi disa lojë që kemi luajtur keq dhe kemi fituar. Tashmë luajmë mirë, por nuk shënojmë. Secila ekipë ka fazën e keqe. Ne jemi aty. Gjashtë humbje radhazi. Ata që shkruajnë komente, ju lus ta duani kombëtaren edhe kur humbim, jo vetëm në fitore. Nuk janë komente të mira, na bëjnë keq. I shohim të gjithë”.

A je gati për qendërsulmues?

“Nuk kam luajtur asnjëherë, por trajneri ka vendimin dhe unë e nderoj. Luaj edhe portier nëse duhet. Vetëm marr urdhërat dhe tentoj t’i zbatoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat