Një dokumentar që i kushtohet futbollit të Kosovës

Futboll

Një dokumentar që i kushtohet futbollit të Kosovës

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:58
Një dokumentar që i kushtohet futbollit të Kosovës

Një dokumentar që i kushtohet futbollit të Kosovës është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurrimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv që mbahet në Milano.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga gazetari Fatos Dili, i cili edhe është autor i këtij dokumentari.

Njoftimi i gazetarit Dilit në rrjetet sociale:

ICTS Federation: Congratulations for being “SELECTED” into “Sport Movies & Tv 2020”.

Kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se dokumentari i punuar nga unë për futbollin e Kosovës “Historia shkruhet vetëm një herë” është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv i cili do të mbahet në Milano.

Falenderoj televizionin Klan Kosova për mundësinë e dhënë, po ashtu jam mirënjohës ndaj Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, e veçanërisht Presidentit legjendar Fadil Vokrri që besoj në mua, dhe Kosovo Olympic Committee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat