Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

Futboll

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:14
Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

Derbi numër 33 kampional pasluftës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit po numëron orët e fundit para nisjes, teksa tashmë dy trajnerët kanë hedhur në ngrohje formacionet startuese, shkruan Gazetasheshi.com.

Të dy trajnerët sikurse Ardian Nuhiu, po ashtu edhe Gentjan Mezani ndeshjen e kanë nisur me sistem të njejtë 4-2-3-1, ndërkohë që nuk kanë munguar as befasitë në formacionet titullare.

Drita do të futet e kompletuar në këtë përballje, ndërkohë te Gjilani nuk i’a ka dalur të riaftësohet Franc Veliu, i cili së bashku me Tomislav Busiç dhe Keita Razak do jenë mungesat e mëdha te “kuqebardhët” për këtë takim.

Formacionet:

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Fustar Rapa, Jackson, Keita, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat