Ja si u vlerësua paraqitje Vojvodës

Futboll

Ja si u vlerësua paraqitje Vojvodës

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:54
Ja si u vlerësua paraqitje Vojvodës

Torino ka shënuar humbje në takimin e javës së katërt ndaj Cagliarit në shtëpi, transmeton Insporti.

Klubi verior ka pësuar humbje me rezultat 2-3 nga Cagliari në takimin e zhvilluar në “Stadio Olimpico di Torino”.

Torino vazhdon kështu formën katastrofale, ku në tri xhirot e para ende nuk e ka arkëtuar asnjë pikë.

Golat e takimit u shënuan nga Andrea Belotti për vendasit ndërsa për mysafirët realizuan Pedro dhe Giovanni Simeone.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda te Torino. Vojvoda luajti 79 minuta dhe nga harkimi i tij erdhi goli i dytë i Belottit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat