Java e shtatë e Superligës hapet sot me dy ndeshje që luhen në Skënderaj dhe Brestovik të Pejës.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, takohen skuadrat kuqezi, Drenica dhe Arbëria e Dobrajës.
Në Pejë, Llapi udhëton për të synuar fitoren e parë në Superligë, ku e pret Besa e Pejës.
Të dyja takimet fillojnë në ora 14:00.