Kryeministri i ka premtuar se do pranojë ofertën

Futboll

Kryeministri i ka premtuar se do pranojë ofertën

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:32
Kryeministri i ka premtuar se do pranojë ofertën

I gjithë opinioni sportive dhe jo vetëm, janë në pritje të vendimit nga Liga Profesioniste, në lidhje me startin e kampionatit, që po bojkotohet prej afro 40 ditësh. Ishte planifkuar që Kategoria Superiore të startonte më 12 qershor, teksa jemi në datën 23 tetor dhe ende nuk është zhvilluar java e parë. 

Ndërkohë së fundmi, gjatë një aktiviteti në “Football Republic Akademi”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se ka pasur së fundmi një takim me kryeministrin, Edi Rama, teksa i pyetur në një deklaratë për mediat se kur do të startojnë aktivitetet futbollistike, kreu i FSHF-së, është shprehur:

“Duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet, që përmes ndryshimit të legjislacionit të sigurojmë ca para për të mbështetur pasionin. Pasioni mos bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë, por të mbështet financiarisht me bazë ligjore. Në fund të fundit është në të mirë të shoqërisë.

“Tym i bardhë” për të nisur loja? Futbolli duhet të luhet dhe është e dëmshme ndërprerja e tij. Jo vetëm për ne, por edhe për futbollistët. Duhet të luajmë një orë e më parë. Madje nuk duhet të ishte ndërprerë, por duhej arritur konsensus pa arritur në radikalizma.

Uroj të ndodhë me ndonjë ndryshim, apo me ndonjë premtim legjislativ. Në një takim të fundit të Ligës me Ministrinë e Financave është premtuar që dy propozimet do shkojnë në qeveri dhe qeveria do të miratojë njërin nga ato.  Sot unë kam pasur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që do të marrë në konsideratë propozimin tonë.

Fundi i bojkotit? Personalisht do doja të mos kishte pasur ndërprerja. Tani varet nëse presidentët e Ligës do të binden, apo do të ketë një zhvillim tjetër në bashkëpunim me kryministrin për të fituar futbolli.

Ligji i Sponsorizimit nuk është çështje numrash. Ai është një fond për sportin, që nuk është shumë. Sporti ka nevojë për akoma më shumë.

Do të jeni dakord me propozimin e ministrisë? Absolutisht nuk do të isha dakord me propozimin e Ministrisë së Financave. Nuk prodhon para. Ka prodhuar zero për 25-26 vite dhe tani do prodhoje zero herë tre. Nuk mund ta marrim në konsideratë. Teorikisht prodhojnë të njëjtën shifër, por aktuali nuk është funksional. Ka një lloj barselete që do të thotë që teorikisht do kishim 3 milionë euro në shtëpi, por praktikisht nuk kemi.

Nuk e di nëse bëra mirë apo keq, që fola në lidhje me takimin e kryeministrit. Normalisht kryeministri do të flasë me Ministrinë e Financave dhe vetë mund të dalin me ndonjë qëndrim. Kush nuk është i lumtur kur fillon futbolli, fiton shoqeria. Të gjithë jemi të lumtur”, u shpreh Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat