​Koeman i nervozuar pas humbjes nga Reali, ja kujt ia drejton kritikat

Futboll

​Koeman i nervozuar pas humbjes nga Reali, ja kujt ia drejton kritikat

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:40
Koeman

Barcelona ka pësuar disfatë të hidhur në “El Clasico” kundër Real Madridit duke u mposhtur në “Camp Nou” me rezultat 1-3.

Pas ndeshjes, trajneri i “katalanasve” ka drejtuar kritika drejtë gjyqtarit të takimit si dhe teknologjisë VAR, duke deklaruar se nuk e ka kuptuar vendimin e gjyqtarit për dhënien e penalltisë.

“Unë nuk e kuptova akordimin e penalltisë. Nuk ishte diçka që duhej të shihej si penallti nga ana e gjyqtarit.”, u shpreh fillimisht Koeman, pas ndeshjes.

“Nuk e kuptoj as teknologjinë VAR. Çdo vendim është kundër Barcelonës. Në pesë ndeshje, ne nuk kemi parë asnjë vendim në favorin tonë. Penalltia ndaj Messit kundër Sevillës, kartoni i kuq ndaj Getafes, po ashtu edhe sot. Gjithçka po shkon kundër nesh.”, shtoi i nervozuar Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat