Kukësi gati për sezonin e ri

Futboll

Kukësi gati për sezonin e ri

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:46
Kukësi gati për sezonin e ri

Shtyrja e fillimit të kampionatit i ka bërë mirë Kukësit që arriti ta kompletonte skuadrën për sezonin e ri vetëm në ditët e fundit të merkatos verore.

Emra si Agim Ibraimi, Gjelbërim Taipi apo edhe Ersil Ymeraj ju bashkuan skuadrës së Skënder Gegës vetëm në fillim të këtij muaji dhe nuk kishin formën e duhur fizike për të luajtur menjëherë, por tashmë pas disa javësh stërvitje Ibraimi me shokë janë gati dhe po presin me padurim ndeshjen e parë të kampionatit dhe zgjidhjen sa të më shpejtë të ngërçit të bojkotit.

Gjatë kësaj periudhe janë riaftësuar edhe disa nga lojtarët e dëmtuar dhe aktualisht i vetmi që ka probleme është sulmuesi anësor Albin Gashi i cili vazhdon të kryejë stërvitje i diferencuar për shkak të problemeve muskulore.

Gashi vlerësohet shumë nga trajneri Gega teksa arriti të bindte me paraqitjet e tij edhe në dy sfidat e Europa League, prandaj rikthimi i tij i shpejtë do të ishte një lajm shumë i mirë për trajnerin Skënder Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat