Fillimisht Van Dijk, tani Fabinho – lëndimet e lënë Liverpoolin e Kloppit në situatë aspak të këndshme

Futboll

Fillimisht Van Dijk, tani Fabinho – lëndimet e lënë Liverpoolin e Kloppit në situatë aspak të këndshme

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:24
Ilustrim

Jurgen Kloppit duket se i ka mbaruar fati dhe në ndeshjet e ardhshme mund të përballet me rezultate të dobëta.

Liverpooli po kalon nëpër një situatë aspak të këndshme, shkaku që lojtarët që luajnë në fazën defanzive kanë filluar të lëndohen.

Fillimisht u lënduar Virgil van Dijk në barazimin 3-3 me Evertonin para dy javësh, ndërsa tani është lënduar edhe Fabinho.

Mesfushori brazilian që luajti si mbrojtës për The Reds në tri ndeshjet e fundit, ka pësuar lëndim në fitoren 2-0 të fundjavës që shkoi përballë Midtjyllandit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klopp ka bërë me dije pas ndeshjes se duhet të presin skanimet rreth lëndimit të Fabinhos që u detyruar të lëshojë fushën në pjesën e parë.

“Ai (Fabinho) mund të luante edhe më tej, por jo të vraponte, gjë që ne nuk nda ndihmonte”, ka thënë trajneri gjerman. “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Do ta mësojmë pas skanimeve”.

Van Dijk do të jetë jashtë fushës për muaj, derisa Joe Gomez nuk është rikthyer ende në stërvitje, e që tani Klopp duhet të mbështetet te 19-vjeçari Ryhs Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat