Vitet e 90-ta, kanë qenë vitet më të errëta për popullin shqiptarë të Kosovës, ku përjetuan terrorin e paparë të pushtuesit serb!
Sportistët shqiptarë u përballen me shantazhe dhe kërcënime të llojllojshme të okupatorit serb.
Rexhep Papazi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta.
Papazi asnjëherë nuk u ndal por me shumë shokë i rezistuan regjimit kriminal serb. Ata me sukses zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në vitet më të rënda, por krenar që ia dolën me sukses.
Papazi ndihet i lumtur se në kushte të vështira dhe vazhdimisht kanë qenë të rrezikuar nga milicia serbe, por ia dolën të luajnë me sukses në fusha të improvizuara dhe e mbajtën gjallë futbollin.