Zoff: Ja kur do ta shohim Juventusin e vërtetë…

Futboll

Zoff: Ja kur do ta shohim Juventusin e vërtetë…

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:26
Zoff: Ja kur do ta shohim Juventusin e vërtetë…

Dino Zoff nuk ka dyshime dhe beson tek Juventus-i i Andrea Pirlo-s. E ka thënë hapur ish-portieri legjenda i Italisë dhe bardhezinjve në një intervistë të dhënë për Corriere di Torino.

“Sipas mendimit tim, është vetëm një çështje kohe, shumë shpejt do të shohim Juven e vërtetë”, ka thënë Zoff me siguri.

“Situata tani është ajo që është, por skuadra është e fortë dhe e mbushur me kampionë, herët ose vonë do të dalë vlera e vërtetë e ekipit”.

“Kritikat ndaj Pirlo-s? Nuk është e lehtë ta nisësh karrierën si trajner tek Juventus, por ka avantazhin se ka mbështetjen e të gjithë klubit. Mungesat kanë ndikuar gjithashtu. Një mungesë si ajo e CR7 ndihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat