Chelsea pas mbrojtësit të Monchengladbach

Futboll

Chelsea pas mbrojtësit të Monchengladbach

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:32
Matthias Ginter

“Blutë” e Londrës po kërkojnë të arrijnë marrëveshje në janar për mbrojtësin e Kombëtares Gjermane.

Chelsea ka kthyer sytë tek mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter, raporton “Kicker”.

26-vjeçari mund të jetë në dispozicion për rreth 35 milionë euro në merkaton e janarit këtë edicion.

Ginter do të lidhej me shokët e Kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner dhe Kai Havertz në “Stamford Bridge” nëse ai vendos të bashkohet me Chelsean vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat