Shqipëri - Kosovë, ja kush është lojtar i ndeshjes sipas Rudi Vatës

Futboll

Shqipëri - Kosovë, ja kush është lojtar i ndeshjes sipas Rudi Vatës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:11
Shqipëri - Kosovë, ja kush është lojtar i ndeshjes sipas Rudi Vatës

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, analizoi fitoren 2:1 në miqësoren ndaj Kosovës, ku evidentoi Uzunin si njeriun e ndeshjes. Në një lidhje live për “Ëndërr Kuq e Zi”, shkodrani u shpreh:

“Diferenca e të dyja skuadrave sot ishte Uzuni. Kishte grintë dhe dinamizëm. I kanë ngrënë hakun në aspektin e mobilizimit dhe angazhimit. Mendoj që ishte njeriu i ndeshjes. Ka arritur performancën e tij si lojtar me lëvizjen te Ferencvarosh. Kam pasur dyshimet e mija, sepse ka qenë një lojtar që luante me kokën poshtë. Shkodra është djepi i futbollit, por s’ka kush e përkund.

Performanca e tij e ka vënë në vështirësi Rejën. Është guximtar dhe ka uri. Shpresoj që të gjithë lojtarët të kenë të njëjtën uri. Mendoj që me asistit dhe golin do ta risin më shumë si lojtar. Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Fitore e merituar e Shqipërisë, do t’i shërbejë për 2 ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat