Rrahmani: Ata kanë pasur në plan të shesin disa lojtarë

Futboll

Rrahmani: Ata kanë pasur në plan të shesin disa lojtarë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Rrahmani: Ata kanë pasur në plan të shesin disa lojtarë

Amir Rrahmani ka folur sonte në konferencë për shtyp pas pësimit të Kosovës nga Shqipëria në Elbasan Arena

Ai ka thënë se kjo ndeshje nuk mund të krahasohet me dy ndeshjet e tjera miqësore me Shqipërinë, si ajo në Prishtinë dhe tjetra në Zvicër.

Megjithatë, fokusi i kapitenit të Kosovës është që Kosova të mbetet në Ligën C.

“Shpresoj që të bëjmë një lojë të mirë kundër Sllovenisë dhe kështu të mbetmi në Ligën C”.

Duke folur për atë se ai nuk ka luajtur për Napolin dhe nuk ka debutuar ende me skuadrën e re.

“Ata kanë pasur në plan të shesin disa lojtarë. Kam biseduar me Gattusson dhe besoj që shumë shpejt do të luajë por kjo do të vije në kohën e duhur për skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat