Korabi shtang Tiranën

Futboll

Korabi shtang Tiranën

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Korabi shtang Tiranën

Kampionia në fuqi e Shqipërisë Tirana është eliminuar nga Kupa në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-ave, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra e Kategorisë së parë, Korabi.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Skënder Halili”, bardheblutë vuajtën të gjejnë golin e avantazhit dhe koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0, duke bërë që gjithçka të shkojë në shtesë.

Pikërisht në minutën e 119’ ishte futbollisti i dibranëve, Skuka që shënoi në portën e Tiranës dhe i dha kualifikimin e bujshëm Korabit, ndërsa bardheblutë eliminohen me turp nga një kompeticion të cilit një vit më parë i kishin shkuar deri në finale.

Eliminohet edhe skuadra tjetër e Superiores, Bylisi, që u mposht me rezultatin 1-2 nga Dinamo në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Mallakastriotët kaluan të parët në avantazh me anë të Anthony Beji në pjesën e parë, ndërsa dinamovitët barazuan me anë të Xhixhiua, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 1-1.

Në kohën shtesë prej 30 minutash, ishte braziliani Da Silva që pas një aksioni të shpejtë të kryeqytetasve, dribloi portierin Pano Qirko dhe u ndal me faull nga ky i fundit, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh. Ishte vetë braziliani më pas që ekzekutoi gjuajtjen nga pika e penalltisë dhe shënoi golin që vlen kualifikimin në çerekfinale për Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat