Shqipëria vetëm për fitore ndaj Kazakistanit

Futboll

Shqipëria vetëm për fitore ndaj Kazakistanit

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:42
Shqipëria vetëm për fitore ndaj Kazakistanit

Të dielën e 15 nëntorit, Shqipëria përballet me Kazakistanin në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar te vendi i parë në grup, që është edhe objektivi i Kombëtares.

Në ndeshjen e 15 nëntorit, do të vendosë drejtësi një trupë gjykuese spanjolle. Gjyqtari kryesor do të jetë 44-vjeçari, Havier Estrada, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Roberto Alonso Fernandez dhe Guadalup Porras Ajuso. Ndërkohë që gjyqtari i katërt do të jetë Riçardo de Burgos.

Kujtojmë se Estrada mban stemën e FIFA-s që nga viti 2011, teksa pak kohë më parë ishte gjyqtar i katërt në supersfidën e Ligës së Kampioneve mes PSG-së dhe Junajtidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat