Malazezët habisin se çfarë shkruajnë për Kosovën, Kroacinë, Serbinë...

Futboll

Malazezët habisin se çfarë shkruajnë për Kosovën, Kroacinë, Serbinë...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:30
Malazezët habisin se çfarë shkruajnë për Kosovën, Kroacinë, Serbinë...

Nga shkatërrimi i ish Jugosllavisë, dolën shtatë kombëtare të futbollit, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Media malazeze “Vijesti” ka bërë një analizë interesante.

“Nga shtatë ekipet kombëtare të futbollit që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë (RSFJ), pas kualifikimit të Maqedonisë Veriore në EURO 2020, Mali i Zi dhe Kosova po presin në ardhmen kalimin në evropianin e madh.

Kombëtarja maqedonase asnjëherë nuk kishte qenë më afër fazës më të madhe më parë, por duke ndryshuar sistemi i garës, ata këtë rast e kapën me të dyja duart.

Kualifikohen në EURO nga Liga e Kombeve, Divizioni D, ndoshta për shkak të një kombinimi të rrethanave, por jo rastësisht.

Maqedonasit janë në rritje me futboll, shumica e lojtarëve po luajnë jashtë vendit.

Kroacia, një superfuqi ish-jugosllave dhe një faktor i rëndësishëm në skenën evropiane dhe botërore që nga pavarësia, do të luajë gjithashtu në Kampionatin Evropian.

Që nga pavarësia, kroatët nuk kanë luajtur vetëm në dy gara të mëdha: Kampionatin Evropian në vitin 2000 dhe Kampionatin Botëror në vitin 2010.

Ata ishin të tretët (1998) dhe të dytët (2018) në botë.

Serbia është zhgënjimi më i madh i skenës së futbollit ish-Yu. Që nga viti 2006, ata morën pjesë në dy Kampionate Botërore:  2010 dhe 2018. Ajo nuk arriti të kualifikohej për në Kampionatin Evropian edhe nga përpjekja e katërt, megjithëse tani kishte një mundësi, një ndeshje me Skocinë në shtëpi. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu dështoi, sepse në gjysmëfinale, ajo u eliminua në Zenicë nga Irlanda e Veriore.

Boshnjakët kanë një ekip të mbushur me lojtarë që luajnë në liga të forta dhe me përvojë.
Suksesi i tyre më i madh ishte Kampionati Botëror në Brazil në vitin 2014.
Sllovenia luajti në dy Kampionate Botërore: në 2002 dhe 2010, si dhe në Kampionatin Evropian në 2000.

Prandaj, ajo nuk ka qenë në skenën më të madhe për një dekadë, por ka arsye për optimizëm në të ardhmen, sepse që nga ardhja selektorit  Matjazh Kek, ata kanë pësuar vetëm një humbje në 11 ndeshje, me gjashtë fitore dhe katër barazime.

Mali i Zi ka qenë pjesëmarrës në kualifikime që nga viti 2008 - përzgjedhja malazeze arriti suksesin më të madh në kualifikimet (play-off) për EURO 2012, në të cilën humbën nga Republika Çeke.

Kosova hyri në fazën ndërkombëtare në kualifikimet për Kampionatin Botëror në vitin 2018, ajo shpejt fitoi një rast për të arritur në një garë të madhe, por në gjysmëfinale të play-off-it të garës për EURO 2020 në Ligën e Kombeve – Divizioni D, ata humbën nga Maqedonia Veriore në Shkup”, shkruan mes të tjera “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat