U turpëruar nga Spanja, Joachim Low mund të shkarkohet nga Gjermania

Futboll

U turpëruar nga Spanja, Joachim Low mund të shkarkohet nga Gjermania

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:50
Joachim Low

Joachi Low mbrëmë (e marte) e ka përjetuar humbjen më të thellë në karrierë, pasi është mposhtur 6-0 në udhëtim te Spanja.

Lojtarët e Gjermanisë ishin të pafuqishëm përballë Furisë së Kuqe që me Ferran Torresin e mbushën Manuel Neuerin me gola në Ligën e Kombeve.

Low tentoi që me disa zëvendësime të shmangte humbjen e thellë, mirëpo spanjollët tashmë kishin fituar zemër dhe nuk ndaleshin me sulme.

Në anën tjetër, deri në minutën e 80-të, Gjermania kishte vetëm një goditje në drejtim të portës së vendasve dhe ajo për më shumë ishte e bllokuar.

Nga ky turpërim, Bild Sport bën të ditur se Joachi Low pritet të shkarkohet nga Die Manschaft në ditët në vijim.

Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve ka përfunduar për Gjermanët, që dështuan të futen në “Final Four”, për të garuar më pas me kombëtaret e tjera për trofeun e garës më të re të UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat