Dëmtimi i rëndë i futbollistit në Kampionatin Shqiptar, ja situata e tij

Futboll

Dëmtimi i rëndë i futbollistit në Kampionatin Shqiptar, ja situata e tij

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:43
Dëmtimi i rëndë i futbollistit në Kampionatin Shqiptar, ja situata e tij

Futbollisti i Tiranës, Gamfi, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 67-të të klasikes ndaj Vllaznisë, teksa u desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore dhe e ambulancës, që gjendja e tij të përmirësohej.

Pas një dueli në mesfushë, mesfushori afrikan, ra në tokë në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur për një çast edhe ndjenjat.

Në lidhje me këtë situatë të vështirë, ka reaguar edhe mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka uruar që të tilla raste të mos ndodhin më.

“Dëmtimet në botën e sportit janë pjesë e lojës. Shpresoj që raste të vështira të mos kemi.

Dua të falenderoj dhe Spotalin Rajonal të Shkodrën që kreu ekzaminimet dhe mundësoi stabilizimin e situatës së lojtarit dhe dërgimin e tij në Spitalin e Tiranës, ku situata e tij është e mirë. Rikthim drejt suksesit”, shkruan mjeku Haxhaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat