Arteta cilëson të papranueshme sjelljen e Nicolas Pepe

Futboll

Arteta cilëson të papranueshme sjelljen e Nicolas Pepe

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:09
Mikel Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, cilësoi sjelljen e Nicolas Pepe të papranueshme në barazimin “pa gola” të skuadrës së tij ndaj Leeds United.

Pepe u përjashtua në minutën e 52-të, pas një përplasje “kokë me kokë” me mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski, dhe pas konsultimit me VAR-in gjyqtari i ndeshjes  Anthony Taylor përjashtoi francezin.

Duke folur për “Sky Sports”, Arteta tha: “Nuk më pëlqen barazimi kurrë, por në këtë rast është një pikë e fituar. Kartoni i kuq është i papranueshëm”.

“Më pëlqeu karakteri i ekipit, treguam paraqitje të mirë pasi Pepe doli nga loja dhe reaguam si duhet. Kam folur me lojtarin dhe i kam treguar që këto sjellje janë të papranueshme për ekipin dhe klubin”, deklaroi menaxheri spanjoll.

Përndryshe, Arsenali pas xhiros së nëntë në Premierligë, qëndron në pozitën e 11-të me gjithsej 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat