Superliga vazhdon me dy ndeshje interesante

Futboll

Superliga vazhdon me dy ndeshje interesante

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Sot (e mërkurë) do zhvillohen dy takime tejet interesante në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Llapi pas humbjes synon këndelljen ndaj Prishtinës, që nuk di për humbje në tri xhirot e fundit.

Ndërsa, Trepça ’89 do përballet me Besën e Pejës në Mitrovicë.

Të dy skuadrat kanë humbje në ndeshjet e fundit dhe do ‘luftojnë’ për tu rikthyer në seritë pozitive.

Të dy takimet nisin në ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat