Presidenti i FIFA-s, Infantino konfirmon se ligat e mëdha evropiane mund të mos e përdorin VAR-in dhe mund ta heqin atë

Futboll

Presidenti i FIFA-s, Infantino konfirmon se ligat e mëdha evropiane mund të mos e përdorin VAR-in dhe mund ta heqin atë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:55
Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar se ligat më e mëdha të Evropës kanë të drejtë të heqin VAR-in nëse nuk mendojnë se është e nevojshme.

Prezantimi i VAR-it në sezonet e fundit ka shkaktuar polemika të madhe dhe fansat janë tepër të zëshëm për këtë temë.

Shumë kanë menduar nëse do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe duke folur së fundmi, Infantino ka thënë se nuk është një ligj që të ketë VAR në përdorim.

“VAR-i nuk është një detyrim, është aty për të ndihmuar. Ata që nuk duan ta përdorin, ata nuk janë të detyruar ta përdorin atë”, ka thënë fillimisht Infantino.

Por, 50-vjeçari është një avokat i VAR-it dhe tha se po ndihmon dhe nuk po e pengon futbollin.

“Duhet të kujtojmë që VAR-i u prezantua për herë të parë dy vjet më parë, jo 20 vjet më parë”.

“VAR-i po ndihmon futbollin, sigurisht që nuk po e dëmton futbollin”.

“Ne nuk duhet të bëjmë një konfuzion midis VAR-it dhe ndoshta vendimeve të gabuara ndonjëherë që merren për shkak të mënyrës së gabuar në të cilën përdoret VAR-i, ndoshta në disa vende për shkak të mungesës së përvojës së atyre që përdorin VAR-in”.

“Le të mos harrojmë se me të vërtetë është një ndryshim historik për një gjyqtar që nuk u rrit me VAR”.

“Ne duhet të marrim pulsin e asaj që po ndodh atje, për të marrë kritikat dhe për t’i analizuar ato”.

“Ndihmoi gjyqtarët në Kupën e Botës, ndihmon gjyqtarët në shumë gara dhe lojtarët dhe trajnerët bien dakord”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat