Ky është stadiumi ku pas pak ditësh do të hyjnë plotë 20.000 tifozë

Futboll

Ky është stadiumi ku pas pak ditësh do të hyjnë plotë 20.000 tifozë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Stadiumin Al Rayyan

Mes protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë për shkak të pandemisë Covid-19, afërsisht 20,000 tifozë janë lejuar të marrin pjesë në finalen e Kupës Amir të këtij viti - që do të mbahet në stadiumin Al Rayyan.

Për shkak të kufizimeve të COVID-19, biletat për në finale janë duke u kufizuar në një për person dhe do të lidhen me ID-në e Katarit. Biletat nuk janë të transferueshme dhe tifozëve do t'u kërkohet t'u përmbahen rregullave strikte të distancimit shoqëror, duke përfshirë mbajtjen e një maske në fytyrë, duke paraqitur raportin si negativ nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe të ulur vetëm në një vend të caktuar.

Stadiumi “Al Rayyan” do të bëhet stadiumi i katërt i Kupës së Botës që do të hapet në Katar pas “Khalifa International”, “Al Janoub” dhe “Education City”.

Përurimi dhe finalet do të bëhen më 18 Dhjetor - Dita Kombëtare e Katarit - pikërisht dy vjet para se vendi të presë finalen e Kupës Botërore. Ndeshja do të fillojë në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat