Bielsa, Klopp dhe Hansi flick, finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA

Futboll

Bielsa, Klopp dhe Hansi flick, finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Marcelo Bielsa, Jurgen Klopp dhe Hans-Dieter Flick

Marcelo Bielsa, Jurgen Klopp dhe Hans-Dieter Flick, janë tre finalistët për trajnerin e vitit nga FIFA.

Ishte trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, i cili reagoi ashpër ndaj inkuadrimit të Marcelo Bielsa, për trajnerin e vitit nga FIFA.

‘Skandaloze, ai ka fituar Championship dhe konsiderohet ndër më të mirët! Shikoni Thomas Tuchel, i cili fitoi Ligue 1 dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve, nuk është e drejtë aspak’, tha portugezi.

Bielsa konsiderohet si njëri nga trajnetët me lojën më atraktive moderne, ai i bashkohet trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili fitoi Premierligën pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Hans-Dieter Flick, fitoi tripletën me Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat