Boateng: Messi do të duhej ta nderonte Maradonën në Napoli

Futboll

Boateng: Messi do të duhej ta nderonte Maradonën në Napoli

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Lionel Messi

Sulmuesi i Monza, Kevin-Prince Boateng, ka dhënë mendimin e tij për transferimin e Lionel Messit.

Boateng sygjeroi në një intervistë, se Messi do të bënte mirë t’i bashkohej Napolit, për nderë të Diego Armando Maradonës.

Ganezi që shpenzoi gjashtë muaj me argjentinasin tek Barcelona, mendon se 33 vjeçari do të duhej të ndiqte hapat e Maradonës.

‘Shpesh dëgjoj për krahasimin midis Messit dhe Maradonës dhe për këtë arsye unë do t’i bëj një propozim Leos’, tha ai.

‘Ai do të duhej të shkonte në Napoli, pas skadimit të kontratës, në fakt do të ishte mirë të thërriste De Laurentiis dhe ti thoshte ‘Unë po vij’, deklaroi sulmuesi i Monzas.

‘Po të isha në vend të tij, do ta mendoja. Deri tani, ai ka fituar gjithçka me klubin, kështu që të mbyllësh karrierën në mënyrë legjendare do të ishte e mahnitshme’, përfundoi Kevin-Prince Boateng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat