Fonseca: Renditja e Torinos e gënjeshtërt

Futboll

Fonseca: Renditja e Torinos e gënjeshtërt

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Fonseca: Renditja e Torinos e gënjeshtërt

Roma do të presë nesër në mbrëmje Torinon në “Olimpico”, por pavarësisht formës së dobët të skuadrës “granata”, trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseca nuk u zë besë dhe kërkon përqendrim maksimal nga ana e të tijve.

“Ndaj Torinos do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet të djersijmë shumë për të arritur rezultatin e duhur. Renditja e Torinos është e gënjeshtërt, pasi ka një skuadër të mbushur me futbollistë cilësorë, që shumë shpejt do ta kthejnë ekipin në vendin që meriton”, u shpreh Fonseca.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Lukakut se bën pjesë në 5-shen e sulmuesve më të mirë në botë, Fonseca tha se kishte një tjetër mendim dhe në fund nuk ngurroi të zbulojë disa detaje nga formacioni që do hedhë në fushë nesër.

“Nuk jam dakord me Lukakun, pasi sulmuesit më të mirë në botë janë Dzeko dhe Borja Mayoral, dhe i treti është Mkhitaryan.

Nesër do të luajë titullar Pau Lopez, ndërsa Kumbulla është mirë dhe do të jetë në dispozicion ashtu si Mancini e Smalling”, u shpreh trajneri i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat