Pioli tregon pikën e kthesës

Futboll

Pioli tregon pikën e kthesës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Pioli tregon pikën e kthesës

Milani ka bërë një sezon për t'u duartrokitur deri më tani, ndërsa nesër do të ngulmojë ta mbyllë me fitore dhe në krye të Serie A vitin 2020.

Kuqezinjtë i pret jë duel i vështirë me Lacion, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Stefano Pioli ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp me gazetarët, ku ka zbuluar edhe pikën e kthesës së këtij Milani të pandalshëm.

Në kujtimet e tij humbja poshtëruese 5-0 ndaj Atalantës dhe ajo përmbysje e Interit në derbi bëri që skuadra të nxirrte mësime të mëdha dhe të merrte një tjetër fytyrë.

Momenti më i mirë për 2020-n

“Ka pasur shumë që kur kemi arritur rezultate të rëndësishme. Gjëja më e mirë për mua është të shoh një grup që punon së bashku çdo ditë. Momenti më i mirë ishte kur Gazidis më tha që kompania donte të vazhdonte me mua”.


Një vit më parë kishte 5-0 të Atalanta. A ishte pika e kthesës?

“Ishte një humbje poshtëruese për të gjithë, por ai ishte guri i parë mbi të cilin ndërtuam këtë Milan. Nga atje e kuptuam se çfarë na duhej, në janar klubi bëri një transferim të shkëlqyeshëm.

Nga erdhi pika e kthesës?

“Ndonjëherë disfatat të mësojnë më shumë sesa fitoret. Humbja me përmbysje kundër Interit na bëri të kuptojmë se mund të kemi paraqitje të shkëlqyera si në pjesën e parë. Ajo lojë na mësoi shumë. Një përsosmëri në futboll nuk ekziston, ky është një grup që gjithashtu i njeh limitet mirë”, ka deklaruar Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat