Në telashe të mëdha

Futboll

Në telashe të mëdha

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Në telashe të mëdha

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka pranuar se skuadra e tij është në telashe të mëdha, nëse nuk i jep fund formës së dobët dhe kthehet në binarë shpejt, pas humbjes kundër Manchester City të martën.

Man City e mundi 4:1 Arsenalin në çerekfinale të Carabao Cup, duke e eliminuar nga kjo garë.

Disfata nga City është vazhdimësi e formës së tmerrshme për topçinjtë, të cilët po luajmë tejet dobët në Premierligë në veçanti, ku kanë ngelur në pozitën e 15-të.

Me 14 pikë nga 14 ndeshje këtë sezon, Arsenali po e përjeton sezonin më të keq në ligë që prej edicionit të largët 1974/75.

Duk folur për Sky Sports pas ndeshjes, Arteta e pranoi se gjërat mund të përkeqësohen për skuadrën e tij nëse ajo nuk nxirret nga kjo situatë.

“Është humbje e vështirë të pranohet duke e parë sesi shkoi ndeshja. Kur luan kundër një kundërshtari si ky dhe ia fal gola atij, atëherë është e pamundur të fitosh”, tha Arteta.

“Duhet të kthehemi në binarë – nuk ka dyshim. Nëse nuk e bëjmë, jemi në telashe të mëdha. Ky është çasti që do të na e përcaktojë sezonin tonë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat