Interi kërkon kreun e tabelës ndaj Veronas, formacionet zyrtare

Futboll

Interi kërkon kreun e tabelës ndaj Veronas, formacionet zyrtare

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Inter

Skuadra e Interit do të kërkojë një fitore të re ndaj Hellas Veronas në xhiron e 14-të të Serie-A, ndeshje kjo e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:30.

Skuadra e Antonio Contes është vetëm një pikë prapa Milanit e cila kryeson tabelën dhe sonte nga ora 20:45, “Rossonerët” do të ballafaqohen me Lazion, një rival aspak i lehtë.

Këto janë formacionet zyrtare:

VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Dawidowicz, Magnani, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Dimarco; Zaccagni, Colley; Salcedo.

INTER (3-4-2-1): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Young; Lautaro Martinez, Perisic; Lukaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat