Policia angleze arreston lojtarin e njohur

Futboll

Policia angleze arreston lojtarin e njohur

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Policia angleze arreston lojtarin e njohur

Futbollisti i Totenhemit dhe Anglisë Deni Roz është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga policia e Northemptonit pasi përplasi automjetin e tij me bordurat e rrugës në orën 4:00.

Dëshmitarët konfirmojnë se përplasja ka qenë aq e fortë saqë makina e 30-vjeçarit përfundoi me 3 rrota.

Më pas, policia dha lajmin e arrestimit të mbrojtësit anglez.

Sipas informacioneve të fundit, Roz po drejtonte makinën me shpejtësi tepër të lartë dhe dëshmitarët okularë u shprehën se ai ka qenë me fat që i shpëtoi vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat