Prishtina mbetet pa drejtor sportiv

Futboll

Prishtina mbetet pa drejtor sportiv

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Begolli

Klubi me renome i futbollit Prishtina, mbetet pa drejtor sportiv. Granit Begolli jep dorëheqje.

"Faleminderit FC Prishtina

Nga sot unë nuk do të jem pjesë e klubit, FC Prishtina.

Ishte një vit shumë i mundimshëm në rrethana si kurrë më parë, por edhe pse me shumë sfida e shumë probleme - klubi vazhdoi rrugën drejt objektivave, ku sezonin e shkuar arritëm ta fitonim Kupën dhe të dalim në garat ndërkombëtare.

Këtë vit Prishtina, është në garë që të fitoj të dy trofetë, unë i dëshiroj shumë suksese klubit të qytetit tim, ishte kënaqësi për mua e privilegj ta ushtroj postin e Drejtorit Sportiv", ka shkruar Begolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat