Kriza te Juventusi

Futboll

Kriza te Juventusi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Ronaldo

Gazeta italiane Tuttosport në ballinën e saj ka pasur një foto të Crisitano Ronaldos me mbishkrimin "CR7 është kapiteni".

Juventus janë duke kaluar në një periudhë të keqe për momentin dhe tifozët e këtij klubi po kërkojnë që Ronaldo të emërohet si kapiten i skuadrës.

Portugezi, pas humbjes turpruese, 3-0 nga Fiorentina, tha se ata duhet të reflektojnë mbi këtë situatë dhe të kthehen akoma më të fortë.

"Nuk ka arsyetime për asgjë. Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe në një mënyrë më të vazhdueshme. Ne jemi Juventus! Dhe nuk mund të pranojmë tjetër përpos ekselencës në fushë", u shpreh 35 vjeçari në një postim të tij në rrjetin social instagram.

Juventus mbylli vitin kalendarik duke qenë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, duke u renditur kështu në pozitën e 6-të në tabelë.

Edhe pse ata kanë përfunduar ndeshjet për këtë vit, ata kanë një ndeshje më pak sesa lideri, Milan.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër do të jetë më 3 janar kundër Udinese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat